Kapet gomonia me drogë nga Shqipëria, me vlerë 3 mln euro

Kapet gomonia me drogë nga Shqipëria, me vlerë 3 mln euro

56
0
Shares

Një tjetër sasi drogë që po transportohej me gomone është kapur në Itali.

Mësohet se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion Italinë.

Mediat italiane shkruajnë se reth 352 kilogramë marihuanë ishin të ndara në 222 pako.

Ato u konfiskuan nga Guardia di Finanza, gjatë një shërbimi patrullues.Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro.

Në pranga është vënë skafisti, një 41 vjecar italian banues në qytetin e Lecces. Prej janarit të 2018 e deri më sot, në Adriatik, janë sekuestruar 17 mjete lundruese me drogë, 17 tonë marijuanë e janë vënë në pranga 40 skafistë.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me reparitin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY