Salianji i kthen përgjigje Ballës: Më thuaj ku je se vij të...

Salianji i kthen përgjigje Ballës: Më thuaj ku je se vij të jap e ty provën…

101
0
Shares

Taulant Balla zgjodhi të replikonte në distancë me deputetin Ervin Salianji, pas publikimit të videos në emisionin Opinion, ku dilte emri i Ballës në çështjen e audiopërgjimit.

Pas seancës në Gjykatën e Tiranës për padinë ndaj kreut të PD, Balla u mor me Salianjin duke thënë se ia futi vrapit mbrëmë pas emisionit, aq sa rrezikoi dhe rojet. Nuk e kam takuar kurrë Fredi Alizotin. Prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj çështjeje dhe të vazhdojë hetimin deri në fund dhe për video të servirura por personat që nxjerrin video nuk duhet t’ia fusin,  tha Balla.

Nga ana tjetër ka ardhur dhe reagimi i deputetit Ervin Salianji, i cili i është drejtuar Ballës si kryeprokuror dhe i ka kërkuar t’i japë adresën se ku ndodhet.

Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Mē thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!”, reagoi menjëherë Salianji në “Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY