PD: Parlamenti Europian nxin Shqipërinë në raportin e votuar për Ballkanin

PD: Parlamenti Europian nxin Shqipërinë në raportin e votuar për Ballkanin

67
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar për miratimin e raportit për Shqipërinë nga Parlamenti Europian.

Në një deklaratë për mediat, selia blu thotë se “ndërsa Edi Rama ka harruar tashmë detyrën e tij, duke e fokusuar punën vetëm në sulmet ndaj kundërshtarëve e medias, Parlamenti Europian nxin Shqipërinë në Raportin e votuar për vendet e Ballkanit”.

Partia Demokratike thotë se PE vëzhgon e monitoron “bëmat” e reformave të qeverisë duke dalë në konkluzione dëshpëruese për shqiptarët:

“Korrupsioni në administraten publike vazhdon të mbetet shqetësim serioz. Abuzimi me buxhetin e shtetit , me Koncesionet, partneritetet  e qeverise me klientët e saj oligarkë.

Administrata e paaftë dhe e korruptuar.Me këtë imazh jemi ne sot përballë syve e gjykimit të vendeve  të Bashkimit Europian”.

“E shumë-trumbetuara reformë ne drejtësi ( që në fakt është në duart politike të këtij pushteti) është në mungesë eficence” vijon deklarata e PD, duke shtuar se ky është një tjetër argument i këtij raporti që na paralajmëron që sërish vendi ynë nuk është gati  për celjen e negociatave.

Për demokratët, kjo është një tjetër shuplakë për këtë qeveri,e cila edhe në këtë rast do përpiqet ta promovojë si sukses për Shqiptarët.

“Por ne e dimë, shqiptarët e dinë e madje edhe ndërkombëtarët e dinë dhe e thonë se e zeza nuk është e bardhë. Vetëm pasqyra e propagandës së qeverisë nuk e sheh imazhin perçudnues që po tallet cdo ditë me fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Kjo duhet të marrë fund e kjo ndodh me clirimin e Shqipërisë nga kjo e keqe”.

Raporti i sotëm nuk e bën të ndjehet mirë as opozitën.

“Natyrisht që nuk ndjehet mire as opozita dhe askush kur merr vleresime te tilla per vendin tënd . Perkundrazi te gjithe te jemi bashke ne perpjeke me te keqen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY