Ambasadori i BE për reformën zgjedhore: Partitë politike të punojnë së bashku

Ambasadori i BE për reformën zgjedhore: Partitë politike të punojnë së bashku

46
0
Shares

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka këmbëngulur fort që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, ambasadori thekson se reforma zgjedhore është faktor kyç për anëtarësimin e Shqipërisë drejt BE.

Deklarata

Reforma zgjedhore është kyç për Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, siç edhe u theksua në konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian qershorin e kaluar.

Ne presim që partitë politike të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, duke u angazhuar në mënyrë gjithëpërfshirëse për të trajtuar rekomandimet prioritare të OSBE-ODIHR-it.

Në Komisionin Parlamentar Ad-Hoc është bërë një punë shumë e mirë për reformën zgjedhore. Këto përpjekje duhet të përfundojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, me ndryshime në ligjin zgjedhor, të miratuara në kohën e duhur para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.’

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY