‘Molla e sherrit’ për ngjarjen në Bllok, shpallet në kërkim Elvana Gjata

‘Molla e sherrit’ për ngjarjen në Bllok, shpallet në kërkim Elvana Gjata

101
0
Shares

Këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia.

Këngëtarja e cila mendohej se ishte dhe arsyeja pse lindi sherri në Bllok, është larguar nga Shqipëria pa dhënë dëshminë e saj lidhur me ngjarjen në Bllok, ku mbeti i vrarë një 28-vjeçar dhe u plagosën dy persona.

Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit.

Nga ngjarja në kryqytet, të arrestuar janë shtetasit Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër dhe Geldo Hoti i kapur në Gjirokastër në tentativë për tu larguar. Ndërsa  janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, Fabjol Alushi, 42 vjeç dhe Merviol Bilo.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Ibrahim Rugova”. Përplasja me armë ka ndodhur pas një debati momental. Dyshohet se një nga tre personat që u qëllua me armë ka ngacmuar këngëtaren Elvana Gjata, çka ka sjellë dhe ndezjen e debatit mes 6 personave.

Në përplasjen me armë u përfshi dhe një efektiv i Forcave Komando, Marviol Bilo, pjesëmarrës në disa misione paqëruajtëse në Afganistan

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY