Memaliaj, përkujtohet 70 vjetori i Kryengritjes së Zhapokikës

Memaliaj, përkujtohet 70 vjetori i Kryengritjes së Zhapokikës

90
0
Shares

Sot ne Luftinje, prane Memaliajt e Tepelenes, u perkujtua 70 vjetori i Kryengritjes se Zhapokikes. Kjo kryengritje, qe u bazua mbi aspirata per liri, dinjitet, te drejta, per prone etj, ishte nje nga levizjet e para e te medha kunder diktatures komuniste, jo vetem per sa i takon vendit tone kjo.

Kryengritja shpejt perfshiu jo vetem Zhapokiken, Luftinjen, Gllaven, Kamcishtin, Dukajn, Salarine, por arriti deri ne Levan, Delvine e Berat dhe u karakterizua nga ide te qarta demokratike e aspirata perendimore.

Shtypja e saj u krye nga rregjimi nen nje terror te eger, qe i kushtoi jeten a burgun e gjate dhjetra patrioteve e demokrateve te vertete, apo vuajtje te pa imagjinueshme nen nje kalvar qindra familjeve, fshatrave te tere.

Sot te gjithe se bashku ne kujtuam ne kete pervjetor, kete ngjarje te madhe te historise sone, ngjarje qe flet per vlerat e aspiratat e pa diskutueshme jo vetem te atyre qe luajten rol direkt ne ate, por edhe te krahinave te tera, te nje populli te tere.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY