Deklarata për Nuhun/ LSI: “Edi Rama po promovon dhunë dhe krim”

Deklarata për Nuhun/ LSI: “Edi Rama po promovon dhunë dhe krim”

66
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka reaguar pas arrestimit të Rexhep Rrahjes, djalit të deputetit socialist Rrahman Rrahja.

Në një deklarate për mediat, LSI dënon ashpër qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Rama, ndaj oficerit Emiljano Nuhu.

Sipas LSI, Rama përmes qëndrimit të tij promovon dhunë dhe krim.

DEKLARATA E LSI-së:

Lëvizja Socialiste për Integrim dënon rrepte qëndrimin e Kryeministrit dhe qeverisë si promovues dhe mbrojtës të dhunës dhe krimit në vend.

Ngjarja shumë e rëndë e dhunimit të një vajzë të thjeshtë në Fushë Krujë dhe fshehja e sa nga strukturat qeveritare që u bënë palë me deputetët e inkriminuar në të është provë se shteti është kapur totalisht nga krimi.

LSI kërkon që prokuroria të largohet nga roli i shërbëtores me shërbim të qeverisë por të hetojë me themel dhe të çojë përpara drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në fshehjen dhe manipulimin shtetëror të ngjarjes qofshin këta kryeministra, deputetë, pjesëtarë të policisë, prokurorë etj.

Të hetohen të gjithë veprimet e mosveprimet që sollën në këtë trajtim kriminal të çështjes duke luajtur në mënyrë flagrante me jetën dhe integritetin e një vajze të re të pambrojtur.

Të hetohet sjellja skandaloze e shtetit në raport me nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe roli i çdo personi me detyrë shtetërore që ka influencuar negativisht e ka penguar në ushtrimin e detyrës të z.Nuhu.

Të hetohet nga prokuroria shpërdorimi i detyrës nga Kryeministri Edi Rama që ka kërcënuar e kanosur publikisht z.Emiljano Nuhu vetëm sepse ai denoncoi të vërtetën e fshehur nga shteti.

LSI është e vendosur të luftojë deri në fund për zbardhjen e këtyre të vërtetave të cilat janë tashmë para syve të çdo shqiptari.

Qeverinë e zhytur deri në grykë nuk e shpëton dot asgjë dhe opozita së bashku me qytetarët do ta thonë shumë fort fjalën e tyre kundra përdhunuesve e mbështetësve të krimit të veshur me pushtet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY