Dalin pamjet e vrasjes së reperit të njohur, si autorët i bllokuan...

Dalin pamjet e vrasjes së reperit të njohur, si autorët i bllokuan daljen nga parkingu

83
0
Shares

Këtë javë për herë të parë janë bërë publike pamjet e vrasjes së reperit në moshë të re por shumë të famshëm, XXXTentacion.

Videoja u shfaq në seancën e gjykatës së qarkut Broward për Robert Allen, që është një nga katër të dyshuarit për vrasjen e rreperit në qershor.

Pamjet tregojnë reperin, emri i të cilit ishte Jahseh Onfroy, duke ecur me shitësin e motorëve Riva Motorsports në Pompano Beach, Florida, dhe duke folur me një anëtar të stafit.

Dy minuta më vonë ai u ndoq nga dy  personat e armatosur që shkuan në departamentin e pjesëve, blenë maska dhe pastaj dolën nga dyqani. Sapo dolën në parking, ata lëvizën makinën e tyre në portën veriore të parkingut, duke bllokuar daljen.

Kur reperi më në fund doli nga dyqani i motorrave, në orën 3.55 të 18 qershorit, ai mori goditjen fatale.

Pamjet, të marra nga WPLG, e tregojnë atë duke i zënë pritë nga dy burra, ndërsa ai u përpoq të dilte nga parkingu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY