VIDEO+FOTO/PD tregon çfarë iu kërkua prokurorëve: Veprimet e Arta Markut janë kriminale

VIDEO+FOTO/PD tregon çfarë iu kërkua prokurorëve: Veprimet e Arta Markut janë kriminale

93
0
Shares

Gazment Bardhi nga selia blu është ndalur tek situata e fundit, e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, teksa kryeprokurorja Arta Marku shantazhon dhe dekurajon grupin e prokurorëve antimafia.

Sipas Bardhit, transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi për 10 prej tyre është një skenar i Edi Ramës për ti shantazhuar në punën e tyre ndaj luftës së krimit.

Qëllimi i tij, sipas Bardhit, është që drejtësia të mos funksionojë për bandat e lidhura me pushtetin, sic nuk ka funksionuar për të vëllain e Fatmir Xhafës dhe siç nuk do të funksionojë dhe për Saimir Tahirin.

Procedimi disiplinor i njërit prokuror dhe transferimi ndaj prokurorit tjetër të dosjes Tahiri disa orë pas urdhërit të sekuestrimit të 31 pasurive të Habilajve është prova se kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, ndëshkohet, sulmohet dhe largohet nga detyra.

Bardhi ka treguar dhe urdhërin e sekuestrimit të pronave të Habilajve e cila pasi u firmos nga prokurorët u pasua me ndëshkimin e tyre nga Arta Marku.

Sipas tij, mbyllja e gojës për ata prokurorë që luftojnë krimin dhe bandat e lidhura me qeverinë, janë veprime kriminale të kryeprokurores Arta Marku, e cila duhet të përgjigjet para ligjit pasi po i bën një dëm të madh Shqipërisë me pengimin e drejtësisë./K.Balliu

Deklarata e plotë e Bardhit:

Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë goditje të paprecedentë gjatë këtyre ditëve nga Arta Marku, Kryeprokurorja e Edi Ramës, që me veprime të qëllimshme dhe me paramendim, po godet, dekurajon dhe shantazhon, grupin e prokurorëve antimafia.

Transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar.

Sulmi ndaj prokurorëve të Krimive të Rënda është pjesë e marrëveshjes së Edi Ramës me krimin e organizuar, që fuqizohet çdo ditë e më shumë, falë mbështetjes nga Qeveria.

Qëllimi është që drejtësia mos të funksionojë për bandat e lidhura me pushtetin, siç nuk funksionoi për Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, dhe si nuk ka për të funksionuar as për Saimir Tahirin.

Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”,  është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet.

Ky është urdhri i sekuestrimit të pronave të grupit kriminal Habilaj, i firmosur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët u ndëshkuan vetëm pak orë më pas nga shërbëtorja e Edi Ramës dhe e krimit të organizuar në krye të Prokurorisë.

Arta Marku është e vetëdijshme se pse është në atë pozicion në mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe të imponuar nga Edi Rama: Që t’i mbyllë gojën asaj pjese të drejtësisë që nuk ka frikë të luftojë krimin e organizuar të lidhur me pushtetin dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës!

Mekanizimi i mbylljes së gojës së drejtësisë nga Arta Marku dhe lidhja shkak-pasojë që e vërteton atë, gjendet në vendimet e Partisë Socialiste në Parlament.

I njëjti grup individësh që kartonin e deputetit e përdorën për të penguar prokurorinë që të arrestonte Saimir Tahirin, 54 ditë pas këtij akti, imponuan emërimin e paligjshëm të Arta Markut, që prokuroria të mos kërkonte më arrestimin e Saimir Tahirit dhe të dështonte hetimet ngaj tij.

Shpërbërja e grupit hetimor të dosjes së Saimir Tahirit, dhe pengimi i drejtësisë në këtë rast, janë veprime kriminale të Kryeprokurores Arta Marku dhe ajo duhet të përgjigjet përpara ligjit për këtë.

Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t’i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit të organizuar, t’i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm.

Gazment Bardhi, deklaratë në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Dimanche 23 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY