Policia zbardh të shtënat që terrorizuan qytetarët në Elbasan, në kërkim autori

Policia zbardh të shtënat që terrorizuan qytetarët në Elbasan, në kërkim autori

98
0
Shares

Policia e Elbasanit ka identifikuar autorin që qëlloi mbremjen e sotme me pistoletë në lagjen Fushë-Mbret. Sipas policisë autori ka qëlluar dy herë në ajër me pistoletë, në momentin që ka qenë duke lëvizur me makinë personi me të cilin kishte patur konflikt.

Policia ka shpallur në kërkim 34 vjeçarin A.S.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë lokale identifikuan brenda një kohe rekord autorin e dyshuar që qëlloi me armë zjarri në ajër tek vendi i njohur si te ‘Shinat e trenit’.

Agjentët e kanë shpallur në kërkim dhe forca të shumta janë vënë në ndjekje të autorit A.S, 34 vjeç, nga Elbasani.

Ai i doli përpara me armë në dorë një shtetasi që levizte me makinë, me cilin pati një konflikt të momentit.

Nga 2 të shtënat në ajër nuk ka dëmtime në njerëz apo dëme materiale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY