Pas arrestimit të ‘të fortit’ të Shkodrës, mediat belge shkruajnë sërish për...

Pas arrestimit të ‘të fortit’ të Shkodrës, mediat belge shkruajnë sërish për Safet Rustemin

180
0
Shares

Pas arrestimit të ‘të fortit’ të Shkodrës dhe bandës kriminale ‘Bajri’, mediat belge i kanë kushtuar sërish një artikull Safet Rustemit.

Kujtojmë, se ishin po mediat belge, të cilat disa muaj më parë shkruanin për Rustemin i cili kërkohej nga autoritetet belge pasi ishte dënuar me burgim për disa vepra penale të rënda. “I forti” i Shkodrës duhet të vuante 22 vjet burg në Belgjikë.

“La Libre” ka raportuar arrestimin e Bajrit, duke shkruar se ai është arrestuar në Shqipëri dhe se ky lajm është konfirmuar edhe nga drejtësia belge.

“Safet Rustemi, i njohur si Safet Bajri, i cili vitin e kaluar u bë pjesë e listës së individëve më të kërkuar nga policia federale është arrestuar në Tiranë”,- shkruan “La Libre”.

Lajmi për arrestimin e tij është konfirmuar nga zyra e Ministrit të Drejtësisë Koen Geens. Ministri Geens ka thënë se është i kënaqur që Safet Rustemi Bajri është arrestuar dhe do dalë para drejtësisë.

“Rustemi konsiderohet nga autoritet belge, si një nga kriminelët më të rrezikshëm në Evropë. Familja e tij ka kryer disa vrasje në Shqipëri. Në Belgjikë, ai u mundua të merrte nën kontroll rrjetin e prostitucionit, duke përdorur dhunën”,- shkruan më tej “La Libre”.

Vitin e kaluar, ai dënim të parë prej 9 vitesh burg, kurse këtë vit u dënua dy herë me me 8 dhe 5 vjet burg në Belgjikë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY