Kush është grupi i fundit kriminal që operon në Shkodër?!

Kush është grupi i fundit kriminal që operon në Shkodër?!

140
0
Shares

Grupi “ Bajri ” ishte padyshim një nga 40 grupet kriminale të skeduara nga policia e shtetit.

Por sipas vetë deklarimeve të ministrit të brendshëm Fatmir Xhafaj, në Shkodër tashmë ka mbetur edhe një grup tjetër kriminal pa u goditur.

Edhe kur “Forca e ligjit” goditi në Fier, Xhafaj tha se ka ende grupe të tjera që operojnë në këtë zonë. Gjithashtu në Elbasan , ministri i brendshëm përmendi mbiemrat e dy familjeve që përfliten si të përfshira në aktivitete kriminale. Sipas burimeve edhe në Vlorë dhe Durrës janë të paktën 4 grupe kriminale që veprojnë. Por si shpjegohet fakti që këto grupe tashmë të identifikuara nuk po goditen.
“Ne mirëkuptojmë pritshmërinë e publikut për goditjen e grupeve, por duhet të kuptojnë se hetimi i krimit të organizuar është një proces kompleks që kërkon kohën e vet, bëhet fjalë për qindra orë përgjime, transkiptime, survejime ambjentale, shkëmbime infomacionesh me agjensi vendase dhe të huaja”, u shpreh Besfort Lamallari zvministër i brendshëm.
Sipas zv/ministrit Lamallari po shikohet mundësia e shtimit të kapaciteteve njerëzore të taskforcës qëndrore por edhe atyre rajonale./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY