Skandal në Rinas/ Kishte konsumuar alkool, procedohet penalisht piloti i avionit

Skandal në Rinas/ Kishte konsumuar alkool, procedohet penalisht piloti i avionit

71
0
Shares

Policia Kufitare e Rinasit ka bllokuar fluturimin e një avioni, pasi kapiteni kishte konsumuar alkool. Sipas policisë është proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasin spanjoll E. L.,  47 vjeç.

Shtetasi E. L., është kapiteni dhe në kohën që pasagjerët kanë qenë duke hipur në avion kolegu i tij ka njoftuar Policinë Kufitare të Rinasit dhe kompaninë që kapiteni ka kosumuar akoool në masë të madhe.

Policia Kufitare ka ndërhyrë menjëherë duke bllokuar fluturimin dhe ka kthyer pasagjerët në tranzit.

Shtetasit E. L., pas kërkesës së  kompanisë ajrore i është bërë testi i alkoolit dhe nga bërja e testit të alkoolit kapiteni ka rezultuar pozitiv, pasi kishte konsumuar alkool në masën 0.35 mg/l testi i parë dhe  0,31mg/l testi i dytë.

Për sa mësipër pas konsultës me Prokurorin, shtetasi E.L,  u procedua penalisht në gjëndje të lirë dhe materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Kompania ka marrë masat duke zëvendësuar kapitenin (pilotin) me një tjetër dhe për këtë shkak është shtyrë fluturimi për 5 orë më vonë.

Policia e Shtetit gjen rastin të falenderoj stafin e avionit të linjës së radhës, si dhe kompaninë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, si dhe pasagjerët e avionit për vonesën, por më mirë vonë po destinacion të sigurtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY