Presidenti Meta fluturon drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së

Presidenti Meta fluturon drejt SHBA-së për Asamblenë e OKB-së

51
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, wshtw nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork.

Kryetarët e shteteve dhe qeverive pjesëmarrës në këtë veprimtari të rëndësishëm e të përvitshme botërore do të diskutojnë rreth çështjeve dhe problemeve të ndryshme që kanë lidhje me paqen dhe sigurinë globale, të drejtat e njeriut dhe kontributit e përgjegjësive kolektive të OKB-së në ndërtimin e shoqërive paqësore dhe të drejta.

Kreu i Shtetit shqiptar do të mbajë një fjalim në debatin e përgjithshëm të Sesionit të 73-të, duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës zyrtare në Nju-Jork, Presidenti i Republikës do të zhvillojë takime dypalëshe më homologë të ndryshëm, me zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane edhe me përfaqësues e anëtarë të shumtë të bashkësisë shqiptaro-amerikane që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY