Arrestimet në spitalin e Shkodrës, stafi i mjekëve letër Prokurorisë: Pacientët në rrezik

Ndaje

Dje u shkarkuan disa mjekë në Spitalin e Shkodrës, pas akuzave të Prokurorisë se këta shtetas në shkelje të ligjit kanë kërkuar për blerje -tenderim, një sasi shume të madhe 400 stendash (kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardikirurgjise etj) jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.

Pas arrestimit të kolegëve të tyre, ka reaguar edhe stafi i mjekëve. Përmes një deklaratë ata kanë kontestuar vendimin e Prokurorisë, për të hequr masën ekstreme, duke paraalajmëruar për një protestë të përshkallëzuar.

Ata i kërkojnë prokurorisë  të shohë vendimin, pasi  japin alarmin se shumë pacientë nga i gjithë veriu i vendit presin shërbimet mjekësore, situatë kjo, e cila mund të eskalojë me pasoja të tjera.

Çfarë thuhet në deklaratën e tyre:

Kontestojme masen ekstreme te arrestimit te personelit te spitalit te Shkodres si nje akt i paprecedent ne gjithe historine e ketij institucioni.

Prokuroria te rishikoje masat e marra per shkak se bluzat e bardha perfaqesojne figura te rendesishme ne sistemin arsimor.

Me keto arrestime me dhjetra pacient rrezikojne jeten e tyre per shkak se nderhyrjet jane te nevojshme dhe keto sherbime jane te pambuluara aq me teper kur kemi edhe mangesi specialistesh.

Çdo vendim financiar ne spitalin tone merret ne bashkepunim me institucionin e linjes. Reagimi jone do pershkallezohet nese nuk merren masa”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje