Dokumenti/ Ngrihet Shkolla e Drejtorëve, si funksionon dhe si mund të ndiqet?

Dokumenti/ Ngrihet Shkolla e Drejtorëve, si funksionon dhe si mund të ndiqet?

311
0
Shares

Premtimet e kryeministrit Edi Rama për krijimin e shkollës së drejtorëve për shkollat publike, është konkretizuar me një vendim qeveritar. Në mbledhjen e sotme (19 shtator) është miratuar vendimi për “Organizimin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar”, institucion i cili ngrihet nga Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF).

Sipas vendimit të qeverisë, organet dhe autoritetet drejtuese të Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar janë:

⦁ Bordi drejtues, i përbërë nga jo më pak se 5 (pesë) anëtarë;

⦁ Drejtori ekzekutiv.

“Përbërja, procedura e emërimit, shkarkimit dhe kompetencat e bordit drejtues dhe të drejtorit ekzekutiv përcaktohen në statutin e Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar, të miratuar nga bashkëthemeluesit e saj, në përputhje me legjislacionin në fuqi për organizatat jofitimprurëse. AADF-ja gëzon të drejtën e shumicës së thjeshtë të anëtarëve në bordin drejtues. Kryetar i bordit është njëri prej anëtarëve të emëruar nga ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë“, thuhet në pikën 5 të vendimit.

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar kryen këto detyra:

a) Vlerëson nevojat për trajnim të drejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar;

b) Përcakton llojin e trajnimeve, si proces përgatitor për certifikim, trajnimeve të vazhdueshme dhe trajnimeve të tjera si dhe krijon kurrikulat e programet përkatëse;

c) Lëshon certifikatën përkatëse të trajnimit për drejtimin e institucioneve të arsimit parauniversitar;

ç) Përcakton kriteret e përzgjedhjes dhe përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët trajnohen nga Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar;

d) Përzgjedh institucionet e arsimit të lartë apo të subjekteve të tjera për realizimin e objektit të veprimtarisë së Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar;

dh) Monitoron zhvillimin e trajnimit;

e) Ofron trajnimin e vazhduar ose trajnime të tjera, nëpërmjet kontraktimit të trajnerëve nga institucionet e arsimit të lartë apo subjekte të tjera vendase ose të huaja;

ë) Monitoron drejtorët/nëndrejtorët e institucioneve arsimore parauniversitare në vendet e tyre të punës, në veprimtarinë e përditshme;

f) Krijon rrjetin e drejtorëve/nëndrejtorëve të trajnuar nga Shkolla e Drejtorëve;

g) Bashkëpunon me institucione homologe të huaja dhe organizma ndërkombëtarë;

gj) Koncepton, zbaton e monitoron projektet dhe aktivitetet në fushën e drejtimit të arsimit parauniversitar;

h) Propozon politikat dhe zhvillimin e studimeve, në bashkëpunim me institucionet e arsimit parauniversitar, për të gjitha fazat që ndikojnë në cilësinë e formimit e të punës së drejtorit/nëndrejtorit të institucionit të arsimit parauniversitar, si: sistemin e formimit e të certifikimit të drejtorëve/nëndrejtorëve, sistemin e përzgjedhjes e të punësimit të drejtorëve/nëndrejtorëve, sistemin e zhvillimit profesional, sistemin e vlerësimit të performancës e të standardeve të punës së drejtorëve/ nëndrejtorëve.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes për drejtorët/ nëndrejtorët në detyrë, në programin e zhvillimit profesional të drejtorëve/nëndrejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar në Shqipëri, miratohen nga ministri përgjegjës për arsimin, pas konsultimit paraprak me Shkollën e Drejtorëve. Trajnimi i drejtorit/nëndrejtorit në detyrë zhvillohet me kohë të pjesshme, pa shkëputje nga puna.

Pas kalimit me sukses të provimit përfundimtar, drejtorët/nëndrejtorët në detyrë dhe kandidatët për drejtor/nëndrejtor pajisen me certifikatën për drejtimin dhe administrimin e institucionit arsimor parauniveristar, e cila lëshohet nga Shkolla e Drejtorëve.

Ministria kontribuon duke vënë në dispozicion të Shkollës së Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar ambientet e nevojshme të zyrave për ushtrimin e veprimtarisë së saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY