VIDEO/Basha flet sërish me emra: Ja pse u lirua nipi i Enver...

VIDEO/Basha flet sërish me emra: Ja pse u lirua nipi i Enver Hoxhës

73
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët  u shpreh sot se jemi në kushtet e një grushti shteti, ku Rama kontrollon gjykatat, prokurorinë, ndërsa policia struket para krimit.

Nga selia blu, kryeopozitari ka folur rreth situatës në të cilën ndodhet vendi duke u ndalur tek  krimi i cili po kontrollon jo vetëm qeverinë, por edhe ekonominë e shqiptarëve.

Sipas tij, kriminelët që duhet të jenë në burg, mbrohen nuk po ndiqen penalisht dhe nga ana tjetër licencat, lejet e ndërtimit, i jepen një dorë banditësh që kanë depërtuar në ekonominë private, që nga shtrimi i rrugëve të marrja e licencave minerale, lejet e ndërtimit.

Dhe këtë radhë Basha foli me emra duke denoncuar me emra inkriminimin sipas tij, të politikanëve të lartë.

”Kemi Taulant Ballën me Topyta Yaris dhe policia nuk e arreston. Alket Hyseni ka rrëmbyer toka në jug. Arben Ahmetaj ortak në inceneratorët. Vangjush Dakos i mbyllën hetimet dje e pardje, kamikazja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Krimet e Rënda. Pardje u lirua dhe Ermal Hoxha për sjellje të mirë, sigurisht, se nuk nxori emrin e Olsi Ramës”, është shprehur Basha.

Bashkëbisedim me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike.

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 18 septembre 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY