Pamje tronditëse, policia shoqëron me forcë 10 banorë, mes tyre një vajzë 14 vjeç

Shares

Policia ka shoqëruar me dhunë 10 banorë të Jalës. Ata janë marrë me furgon policie dhe janë dërguar në komisariat. Mes tyre është shoqëruar dhe një vajzë e mitur.

Mësohet se vajza e shoqëruar është mbesa e familjes Balaj.

Kujtojmë se që prej orëve të mëngjesit, IKMT ka filluar aksionin për të shembur ndërtesat pa lejë por ka hasur një rezistencë të fortë nga ana e banorëve, të cilët shprehen se janë të rregullt në dokumenta.

Në reagimin e saj, IKMT shprehet se po zbaton ligjin dhe se ka në plan të prishë 10 ndërtesa. Ndërkohë, po vijon puna për prishjen e ndërtesave.

VIDEOJA E SHOQËRIMIT NGA POLICIA TË BANORËVE- E GJENI KËTU 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...