Sherri mes ‘OTR’ dhe ‘BABASTARS’, Noizy pajtohet me Albertin

Sherri mes ‘OTR’ dhe ‘BABASTARS’, Noizy pajtohet me Albertin

373
0
Shares

Sherri mes tyre u shndërrua në kryefjalën e ngjarjeve në vend, teksa fansat filluan të pozicionoheshin krahas secilit prej tyre për të mbështetur të preferuarin.

Bëhet fjalë për zënkën dhe sherrin e bujshëm mes reperve të njohur shqiptarë dhe grupeve që ata udhëheqin, ”OTR” dhe ”BABASTARS”.

OTR është ‘label’ në të cilin bën pjesë ‘Noizy’, ndërsa ‘Babastars’ label-i tjetër ku bën pjesë ‘Cozman’. Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, ku ndodhi një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova, në të cilën mbeti i plagosur, Noizy.

Më në fund sot i është dhënë fund konfliktit disa vjeçar. Sipas Kallxo.com, ‘Noizy’ ishte i pari që u deklarua për këtë rast. Në deklarimin e sotëm gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ‘Noizy’ tha se ndihej keq për konfiktin në të cilin ai kishte mbetur i plagosur.

”Nuk e di a do të më pranohet kjo por kërkoj falje, kjo ka ndodhë, ne jemi të rinj dhe ne e kemi falë njëri- tjetrin. Kemi vendosë që të kaluarën ta lëmë prapa”, tha Rigels Rajku-Noizy para gjykatës.

Pas tij, fajësinë e pranoi edhe pjesëtari tjetër i grupit rival ‘Babastars’, Albert Krasniqi.

“Po e pranoj fajësinë dhe ndjehem shumë keq për rastin që ka ndodhë. Ne jemi pajtuar dhe tashmë jemi miq”, -Albert Krasniqi.

Në lidhje me këtë përleshje në mes OTR e Babastars në Gjykatën Themelore në Prishtinë është duke u mbajtur seanca fillestare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY