FOTO/Tentuan ti iknin Policisë, kapen dy shqiptarë në Itali me 6 milionë...

FOTO/Tentuan ti iknin Policisë, kapen dy shqiptarë në Itali me 6 milionë euro marijuanë

82
0
Shares
ilustrimm

Policia italiane e provincës së Foxhias ka sekuestruar një furgon tip Fiat Ducati me 800 kg marijuanë e ka vënë në pranga dy shqiptarët Marsel  Brakollari 25 vjec e Xhuljano Haxhiraj 22 vjel.

Furgoni është pikasur nga forcat italiane të rendit ndërsa po kryente manovra të dyshimta në zona Capojale në komunën Cagnano Varano në provincës e Foxhias.

Furgoni nuk i është përgjigjur urdhrit të ndalimit të policisë italiane.

Vetëm pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me automjetin e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.

Pas aksidentit 4 persona në bordin e tij janë përpjekur të largohen në këmbë.

Policia italiane ka munduar të kapë vetëm 2 prej tyre; shqiptarët  Marsel  Brakollari 25-vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22-vjeç

Në brendësi të furgonit janë gjetur 800 kg marijuanë. Sipas autoriteteve italiane droga kap në treg një vlerë prej 6 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY