DETAJE/Shpërthimi i tritolit në Pogradec, kush është biznesmeni i njohur

DETAJE/Shpërthimi i tritolit në Pogradec, kush është biznesmeni i njohur

1848
0
Shares
Bajram Fezollari

Bajram Fezollari është personi të cilit i vunë tritol gjatë natës në banesën e tij në qytetin e Pogradecit. Ai nuk është një person i panjohur për qytetarët.

Fezollari është pronar i televizionit Lokal në qytetin e Pogradecit, Tv ‘SOT 7’, televizion i cili ka më shumë se 20 vjet në tregun televiziv.

Gjithashtu, ai ka në zotërim disa biznese brenda në qytet dhe në Korçë, kryesisht bar kafe dhe restorante.

Në polici, Fezollari është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person. Në qytetin juglindor, Barjami njihet si një person i cili u gjendet afër personave në nevojë duke dhuruar dhe bërë bamirësi sa herë është e nevojshme.

Bajram Fezollari është gjithashtu djali i Feridon Fezollarit, shqiptarit të njohur i  cili u arratis nga Shqipëria për në Australi, për ti shpëtuar komunizmit, me një varkë artizanale të ndërtuar vetë me duart e tij./K.Balliu

*Videoja e mëposhtme është dokumentari kushtuar familjes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY