Një muaj pas masakrës së Selenicës, çfarë po bëhet me Ritvan Zykajn:...

Një muaj pas masakrës së Selenicës, çfarë po bëhet me Ritvan Zykajn: Mban libra në duar…

142
0
Shares

Ka kaluar një muaj që nga vrasja dhe masakra e Selenicës, ku Ritvan Zykaj qëlloi me breshëri automatiku 8 persona, të gjithë kushërinjtë e tij.

Ai ndodhet në paraburgim dhe i braktisur nga të gjithë. Panorama shkruan se ai qëndron vetëm në dhomë dhe vetëm mban libra të sugjeruara nga psikologët në duar dhe pse nuk dihet nëse ai di të lexojë.

Përsa i përket ushqimit, ai nuk refuzon ta hajë madje nuk ka asnjë kërkesë shtesë duke ngrënë ushqimin që vetëm burgu i ofron për çështje sigurie.

Sipas burimeve nga paraburgimi i Vlorës, Ritvan Zykaj nuk shfaqet ende i penduar madje ka bërë dhe deklarata se do të kryente të njëjtin akt dhe nëse i jepej mundësia sërish.

Ritvan Zykaj po mbahet në paraburgim, teksa pritet që të dalë eskpertiza mendore e tij. Kujtojmë se ai i vrau pjestarët e familjes së tij, për një arsye banale duke pretenduar se ndjehej keq që familja e akuzonte atë për vjedhjen e disa pulave në fshat.

*Shkrimin e detajuar për gjendjen e tij në burg e lexoni këtu: SHKRIMI I PLOTË 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY