Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve, ja kuotat bosh në universitete

Mbyllet raundi i parë i regjistrimeve, ja kuotat bosh në universitete

97
0
Shares

Përfundojnë shtatë fazat e regjistrimeve në raundin e parë të garës në universitete. Nga afro 24 mijë aplikime për studime të larta, rreth 70% e maturantëve i kanë “dhënë drejtim” jetës së tyre duke u regjistruar në degën që dëshiruan. Pjesa tjetër, së bashku me afro 3500 maturantë të tjerë që dhanë provimet në vjeshtë, do të garojnë për kuotat e mbetura bosh në raundin e dytë.

Procedurat për plotësimin e formularit A3 kanë nisur tashmë. Edhe këta duhet të veprojmë ngjashëm si më parë. Shkarkimi i mandatpagesës së personalizuar, në të cilën ndodhet kodi i aplikimit, është hapi i parë para se të nisë plotësimi i formularit në rrugë elektronike.

Sipas udhëzimit të ministrisë, aplikimi për kuotat e lira në raundin e dytë bëhet nga data 15-20 shtator, ndërsa pas pesë ditësh, më 25 shtator, të gjitha universitetet duhet të kenë shpallur fituesit. Ndryshe nga raundi i parë, këtë herë do të ketë jo shtatë, por pesë faza 48-orëshe që do të zgjasin nga data 27 shtator deri më 6 tetor.

Një raund i tretë do të plotësojë vendet bosh me regjistrimin e lirë të kandidatëve që aplikuan në raundin e dytë.

Ashtu si çdo vit tjetër, Mjekësia nuk disponon as 10% të kuotave totale për në raundin e dytë. Po ashtu, në degë shumë të kërkuara në Universitetin e Tiranës, si Drejtësia, Informatika, Financa e Administrim Biznesi kanë jo më shumë se 20 kuota, numër ky i vogël në raport me vendet që ofronin këtë vit akademik.

Në evidencën e regjistrimeve, surprizë është Gjuha Gjermane, te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, që ka ngjallur interes më të lartë se asnjëherë tjetër. Nga 120 kuota, vetëm 9 janë të lira për raundin tjetër, duke e shënuar si degën me më pak vende bosh krahasuar me degët e tjera brenda Universitetit të Tiranës. Në të tjera universitete, si Politekniku dhe ai Bujqësor, realizimi i kuotave është në nivelin e 50 për qind.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY