EMRI/Pranga pronarit të loto-basteve në Pogradec, mbante armë në lokal

EMRI/Pranga pronarit të loto-basteve në Pogradec, mbante armë në lokal

182
0
Shares

Policia ka arrestuar një pronar të një lokali bastesh dhe llotosh sportive në Pogradec. Gjatë kontrollit, policia gjeti në ambjentet e tij një armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë, pa leje.

Mësohet se i arrestuari është shtetasi Lavdi Çuli, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Policia kap dhe arreston në flagrancë pronarin e një lokali bastesh dhe llotosh sportive, i cili në ambjentet e tij, posedonte armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë, pa leje.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, në bashkëpunim me forcat FLO bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Lavdi Çuli, 46 vjeç, banues në Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë, kanë ushtruar në lokalin në pronësi të tij, baste dhe lloto sportive në lagjen nr 5 në Pogradec, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë tip “Mauser” dhe 6 fishekë pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278 të Kodit Penal.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY