Vrasja e shqiptarit në Amerikë, mesazhi plot dhimbje i aktores: Geri.. çohu…

Vrasja e shqiptarit në Amerikë, mesazhi plot dhimbje i aktores: Geri.. çohu…

476
0
Shares

Vrasja e 23 vjeçarit nga Fieri në Amerikë vazhdon të mbetet ende një mister. Akoma policia nuk ka arritur të ketë asnjë të dyshuar për vrasjen e tij.

Kujtojmë se Geri Frashëri u vra para një javë nga persona të paidentifikuar të cilët e kishin qëlluar në qafë duke i shkaktuar plagë të rënda.

Familjarët dhe të afërmit e tij janë akoma mes tronditjes dhe dhimbjes së madhe.

Mes tyre është dhe aktorja e Portokallisë, Dalina Deli Zhupa e cila ka shkruar në facebook mes dhimbjes së madhe për humbjen e parakohshme të Gerit.

Ja fjalët e ndjera të aktores:

“O Grei çohu se po të vijnë dajot o Grei. Po ne e kishim bërë plan t’i dilte Eldos viza e të vinim, të të takonim e të shkonim të tre në Hollyëood. O Grei kthej përgjigje Eldos o Grei, pse u largove kaq shpejt pa na takuar me mall, po ti ike si një gangster siç doje vet dhe ëndërroje të ishe me ëndrrat e moshës tënde. Ike vërtet ndonëse ishte gjithçka si një film aksion, po ti duhet të ishte në shtëpi, ta tregoje si një ëndërr të keqe atë që kalove dhe jo të ikje. O Grei, pse mo Grei, o Greiii na dëgjo. Grei jemi aty shpirtërisht”- shkruan gjithë dhimbje aktorja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY