VIDEO/ Sa ngjason fjalimi i Vuçiçit në Kosovë me atë të Milosheviçit,...

VIDEO/ Sa ngjason fjalimi i Vuçiçit në Kosovë me atë të Milosheviçit, serbët nuk kanë ndryshuar

64
0
Shares

Përmendjen e Milloshevicit nga Aleksandër Vuçic në fjalimin që e mbajti të dielën në Mitrovicë, për një profesor universitar dhe një ish-deputet të viteve ’90’ta, tregon se politika serbe e sotme nuk dallon shumë me atë të para 20 vjetësh. Ndërsa, për pjesën tjetër të fjalimit të presidentit serb, ata kanë qëndrime të ndryshme.

“Milloshevici ishte lider i madh. Qëllimet i kishte më të mirat por rezultatet i patëm të këqija’, tha Vuçiç në Kosovë.

Pavarësisht këtyre lëvdatave, Aleksandar Vuçiç në Mitrovicë tha se fjalimi i tij nuk mund të krahasohet kurrses me ato të ish-presidentit serb Sllobodan Millosheviç në Fushë Kosovë e Gazimestan. Me këtë pajtohet edhe profesori i universititetit nga Kosova, Milazim Krasniqi.

Megjithatë me këtë nuk pajtohet ish-delegati i Kuvendit të Kosovës në vitet e 90’ta Nazmi Kelmendi teksa shton se përmendja e Milloshevicit nga Vucici tregon se politika serbe tashmë nuk ka ndryshuar me ato të para rreth tri dekadave. Në këtë pjesë mendimet e profesorit Milazim Krasniqi pajtohen me ato të ish-deputetit kosovar.

‘Glorifikimin e figurës së Milloshevicit me ç’ka tregoi se është vazhdimësi e asaj politike. Pastaj glorifikoi Rusinë duke e shpreh si aleat strategjik. Deklaroi se është kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO po ashtu tha se Serbia nuk do ta njoh kurrë Kosovën’, tha Krasniqi për Klan Kosovën. E për këtë Kelmendi tha se Kosova do të duhej të reagonte të paktën me një notë proteste por që kjo nuk ndodhi as të dielën e as të hënën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY