FOTO/Nga kryeministri deri tek zyrtarët më të thjeshtë, ja çfarë parashikon ligji...

FOTO/Nga kryeministri deri tek zyrtarët më të thjeshtë, ja çfarë parashikon ligji i Vetingut për politikanët

65
0
Shares

Zbardhet ligji për vettingun e politikanëve, platformë e iniciuar nga Partia Demokratike.

Teksa lançoi dje nismën, kryetari i të djathtëve, Lulzim Basha nënvizoi faktin se vettingu për politikanët do të jetë i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku do të verifikohet pasuria për të gjitha figurat zyrtare.

Projektligji i  PD u dorëzua sot në Kuvend, ndërsa nuk dihet se kur do të shqyrtohet. Ligji në fjalë përveç disa ndryshimeve, është thuajse i njëjtë me atë ekzistuesin për ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’. Kështu, ndryshimet që reflektohen janë fakti që listës i shtohen zyrtarë, që nga deputetë, kryetarë bashkish, kryeministri, apo dhe anëtarë institucionesh.

“Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, kryetari i bashkisë dhe çdo drejtues ose anëtar i institucioneve kushtetuese dhe ligjore që emërohen në detyrë me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, i nënshtrohen procesit të kontrollit të pastërtisë së figurës”, thuhet në ligjin në fjalë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e mbështeti platformën e PD, ndërsa i shtrihu dorën e bashkëpunimit Lulzim Bashës për t’u ulur në një tryezë për këtë nismë./BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY