Instragrami së shpejti një risi të re, ja pse vajzat do e...

Instragrami së shpejti një risi të re, ja pse vajzat do e adhurojnë

95
0
Shares

Rjeti social më i përdorur tashmë dhe nga bizneset ku reklamojnë produktet e tyre, lajmëron se do të vijë me ndryshime të reja.

Mësohet se Instagram po punon për një aplikacion të pavarur blerjesh që lejon përdoruesit të blejnë produkte direkt nga bizneset dhe njerëzit që ndjekin, sipas një raporti të ri.

Aplikacioni, i quajtur IG Shopping, do të ndihmojë në rritjen e ndikimit të rrjetit në tregun e lirë. Shitjet globale në këtë sektor pritet të arrijnë 4.5 trilionë dollarë deri në vitin 2021.

Aplikacioni është ende në zhvillim dhe nuk dihet ende kur mund të nisë, njoftoi Verge, duke cituar dy njerëz të njohur me këtë çështje. Nëse vazhdon, mund të zgjerojë ndjeshëm mundësitë e firmave për të ardhura.

Kjo gjithashtu do të lejonte që Instagram në pronësi të Facebook që të merrte më shumë të dhëna për zakonet e blerjes së njerëzve për të pozicionuar më mirë reklamat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY