LAJMI I FUNDIT/Sherr mes dy personave, godet me kaçavidë 29 vjeçari në...

LAJMI I FUNDIT/Sherr mes dy personave, godet me kaçavidë 29 vjeçari në Pogradec

63
0
Shares

Një 29-vjeçar është plagosur me kaçavidë në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur sot (6 shtator) në lagjen 2 të këtij qyteti.

Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili është 60-vjeçari Bardhyl Capo, person me precedent të mëparshëm.

“Më datë 06.09.2018, në lagjen nr 2 Pogradec, në një lokal pranë ish-Poliklinikës, shtetasi Bardhyl Capo, 60 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka plagosur me mjet të fortë (kaçavidë) shtetasin I.K, 29 vjeç, banues në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit të shpejtë të forcave policore, brenda një kohe të shkurtër, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe mjeti me të cilin dyshohet se plagosi shtetasin I.K”,thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY