Korsitë e biçikletave shkaktojnë dëme në mëlçi, pedagogu tregon si po helmohemi...

Korsitë e biçikletave shkaktojnë dëme në mëlçi, pedagogu tregon si po helmohemi nga Bashkia e Tiranës

191
0
Shares

Pedagogu i Shkencave të Natyrës dhe doktorant në Kimi radikale, Sokol Abazi ka reaguar lidhur me materialin që po përdoret nga Bashkia e kryeqytetit për korsitë e biçikletave.

Abazi, me njohuri prej disa vitesh dhe një eksperiencë të gjatë në këtë fushë, tregon se tapeti është i përbërë nga nga akrilate, substanca me rrezik shumë të madh për shëndetin e njeriut që shkaktojnë dëme në rrugët e frymëmarjes, mëlçi, lëkurë si dhe janë kancerogjene.

Por ajo që shton rrezikun më shumë është fakti se tapeti shtrohet natën, duke u kthyer në elemente kancerogjene për shumë qytetarë, mes tyre dhe fëmijët.

Lexoni reagimin e plotë të tij në facebook.

NJE POPULL DEBIL MUND TE HELMOHET!

Prane shtepise time Bashkia po realizon nje nga veprat e saj me te mira, pistat e bicikletave. Pergezime!

Nga eksperienca ime e doktoratures ne kimi radikalare mund te them me bindje te plote se tapeti qe po shtrojne ne toke, eshte i perbere nga akrilate, substanca me rrezik shume te madh per shendetin e njeriut qe shkaktojne deme ne rruget e frymemarjes, melci, lekure si dhe jane kancerogjene. Me mijra banore te qytetit (midis tyre dhe ish Ministra dhe Qeveritare qe jetojne prane Bllokut), perfshire dhe qindra femije te vegjel te pafajshem, i nenshtrohen per dite te tera gazrave te ketyre substancave dhe askush nuk mendon per ta.

Profesionalizmi i kompanise qe po e realizon kete veper le shume per te deshiruar, pasi e hedhin kete shtrese gjate nates. Duhet qe ta dine qe procesi i polimerizimit te ketyre substancave, pra tharja dhe si rrjedhim eleminimi i monomereve akrilate qe perbejne rrezik per popullaten, favorizohet nga rrezet ultraviolet qe ka drita e diellit. Pra shtrimi i ketij tapeti duhet te behet gjate dites sepse naten akrilatet vetem avullohen duke helmuar popullaten, kurse gjate dites polimerizimi i tyre i shpejt i ben ato me pak volatile dhe si rjedhoje me pak te demshme.

Kryetari i Bashkise para se te mburret per ‘veprat’ e tij, duhet te verifikoje perberjen e ketij tapeti si dhe ate qe quhet MSDS per komponentet e tij.

Ministri i Mjedisit dhe ai i Shendetesise kane fjalen e tyre per te thene gjithashtu!

Por ska gje helmojeni kete popull debil se ai e meriton, pasi ju ka zgjedhur, dhe sic thuhet cdo popull e meriton Qeverine e vet!

Une nuk e konsideroj veten debil prandaj po shprehem dhe po protestoj! Po TI?

Në foto pedagogu:Sokol Abazi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY