Ish-ministri dakord me Vetingun për politikanët, por për të është më e...

Ish-ministri dakord me Vetingun për politikanët, por për të është më e rëndësishme diçka tjetër

60
0
Shares

Pas vendimit të opozitës për të ndërmarrë nismën për Vetting ndaj politikanëve, ka reaguar dhe ish-ministri Manjani i cili bie plotësisht dakord me këtë propozim.

Por, ajo çka është më e rëndësishme për Manjanin është vendosja e një sistemi politik dhe zgjedhor konkurrues.

Se mund të kemi njerëz “të pastër” pas vetting-ut, por sistemi i bën njësoj pis…thotë Manjani në facebook.

Lexoni reagimin e plotë

Propozim:
———
Vetting për politikanët?!

Plotësisht dakort!

Pa dyshim, pastërtia e figurës së zyrtarit publik e politik është e rëndësishme. Kështu mund të rritet besimi i njerëzve tek shteti dhe politika.

Por më i rëndësishëm është vendosja e një sistemi politik dhe zgjedhor konkurrues. Se mund të kemi njerëz “të pastër” pas vetting-ut, por sistemi i bën njësoj pis…

Ndaj insistoj që një sistem zgjedhor Proporcional Kombëtar është zgjidhja e krizës së demokracisë në vend!

Arroganca e pushtetit politik, në fillim vjen nga vota me vullnet të devijuar. Pastaj vijnë paratë dhe “të fortët”. Këto të fundit janë “mjeti”…

Duhet të vendosim demokracinë në rend të ditës! Stabiliteti na çoi në këtë derexhe…

K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY