FOTO/Skandali i prostitucionit në Tiranë, kryetari që rekrutonte vajzat foto me VIP-a

FOTO/Skandali i prostitucionit në Tiranë, kryetari që rekrutonte vajzat foto me VIP-a

324
0
Shares

Programi investigativ ‘Fiks Fare’ zbuloi një skandal  ku nën emrin e një shoqate artistike, disa persona kërkonin të punësonin vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate, në një qytet të Maqedonisë.

Shoqata funksiononte me emrin “Ferdinand Deda” e cila ishte  nën drejtimin e kryetarit Shpëtim Çekrezi. Ai nxirrte në rrjetet sociale njoftime për sekretare në Tiranë, por vajzat përfundonin si prostituta në Maqedoni.

Por drejtuesi i shoqatës nuk ishte një fytyrë e panjohur më parë. Ai kishte marrë pjesë në disa spektakle televizive dhe kishte njohje me VIP-at në vend.

Në faqen në Facebook të shoqatës janë publike fotot e kryetarit Çekrezi,i cili shihet nën praninë e disa këngëtarëve VIP e artistëve mjaft të njohur shqiptarë.

https://www.youtube.com/watch?v=FkhIfFs_wEk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY