Vrau 5 vjeçaren tek dera e shtëpisë, autori i lirë, Prokurori: Dhimbja...

Vrau 5 vjeçaren tek dera e shtëpisë, autori i lirë, Prokurori: Dhimbja kaloi…me qetësi tani

870
0
Shares

Një vajzë 5 vjeçare në fshatin Kurjan të Fierit  u përplas për vdekje në 30 Qershor të këtij viti nga një makinë Ford, e cila fatkeqësisht i mori dhe jetën.

Por ajo çka është akoma dhe më shumë tragjike është fakti se raporti i aksidentit është manipuluar dhe ndërkohë autori i tragjedisë endet i lirë dhe nuk është arrestuar.

Kanë qënë familjarët e vogëlushes, veçanërisht gjyshja e sa, e cila nëpërmjet emisionit ‘STOP’ ka kërkuar të bëjë publike bisedën me prokurorin e çështjes i cili u ka thënë se dhimbja ka kaluar dhe tashmë duhet të ruajnë qetësinë.

Sipas gazetarit të emisionit “Stop” prokurori manipuloi shpejtësinë e automjetit, i cili mund të ketë qenë 60-70 km në orë.

Çfarë ka ndodhur me çështjen nga ana e prokurorit?

Pas hetimit nga Policia e Fierit, çështja u çua në prokurori, ku iu caktua prokurorit Hysen Ajasllari.Prokurori Ajasllari e referoi arrestimin e drejtuesit të automjetit në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit për një masë më lehtësuese.

Më pas Gjyqtarja Ejona Lazellari vendosi “lirim të menjëhershëm” dhe “detyrim paraqitjeje në Policinë Gjyqësore” për drejtuesin e automjetit që i mori jetën 5-vjeçares.

Çfarë thotë gjyshja?

“Ka manipuluar shumë gjëra, si shpejtësinë e makinës, që e kam parë me sytë e mi dhe nuk mund të më çojë dot syze miopi ekspertiza mua. E pa dhe nusja, e ëma e fëmijës, që e mori të gjakosur. Unë nuk e lej dot gjakun e saj në trotuar, ku u vra. Nuk e lej ta marrin nëpër këmbë, të shitet e të blihet me lekë nga prokurorë, ekspertë e kushdo tjetër. Nuk ia fal askujt se për mua kjo ka korrupsion, ka vjedhje, ka rryshfete!”.

Pjesë nga biseda e regjistruar

Gjyshi – Në rregull, në rregull. Kam ardhur këtu, të kam kërkuar 3 herë. Ajo zonja aty poshtë thotë jo është këtu, është me pushime, është këtu, është andej. Ne kërkojmë vetëm drejtësi…

Prokurori – Në rregull!

Gjyshi – Me ç’po shoh unë, me këto letra që kam unë… se edhe unë kam letra, edhe atë akt-inspektimin, akt-ekspertizën.

Gjyshja – Eh… Zot i madh!

Prokurori – Nuk është nevoja!

Gjyshi – Po!

Prokurori – E kam unë këtu.

Gjyshi – Dhe këtu…

Gjyshja- Vritet djali për 20 km në orë? Vritet?

Gjyshi – Ja të mbaroj unë!

Prokurori– Nuk ka pas shkelje drejtuesi i mjetit… Jepi shpjegime tani këtij!

Gjyshja – Unë e kam parë për herë të parë, unë isha te shkallët e shtëpisë time.

Prokurori – Tani ka kaluar dhimbja… me qetësi!

Gjyshja – Jo, jo nuk ka kaluar dhimbja kurrë, derisa t’i vete drejtësia, sa t’i gjendet drejtësia asaj.

Prokurori – Një sekondë!

Gjyshja – Dhimbja s’kalon, sa t’i gjendet drejtësia asaj…, prehem unë në paqe.

Prokurori – Një sekondë!

Gjyshi – Dëgjoje prokurorin, dëgjoje! Ne na fal se po flasim shumë!

Prokurori – Po flet shumë, or burrë!

Gjyshi – Po, neve nuk do ta lëmë me kaq, zoti prokuror!

Prokurori – Ore, mos më bëj presion!

Gjyshja – Lëri, jo jo, ti flet ligjet e tua, flet ligjin.

Prokurori – Gjërat e mia janë të shkruara këtu, çdokush të vijë ta kontrollojë. Nëqoftëse unë bëj gabim të më çojnë mua në burg. Dakord?

*Marrë me shkurtime nga Klan tv

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY