PD letër Ruçit: Të shkarkohen Xhafaj dhe Veliu

PD letër Ruçit: Të shkarkohen Xhafaj dhe Veliu

60
0
Shares

Partia Demokratike i dërgoi një letër Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, ku akuzon Ministrin e Brendshëm se ka penguar qëllimisht Komisionin që do të hetonte përfshirjen e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës, duke fshehur informacionin dhe dokumentat.

“Edhe pse Komisioni Hetimor, që prej muajit Prill 2018, ka kërkuar informacione nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, deri më sot, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligjin, Komisionit nuk i është vënë në dispozicion asnjë e dhënë apo dokumentacion i kërkuar, duke pamundësuar punën e tij.

Pengimi i Komisionit Hetimor është bërë me qëllim për të fshehur gjurmët e lidhjes së Qeverisë me krimin e organizuar dhe për asgjësimin e informacioneve dhe provave që përfshijnë në veprimtari kriminale vëllain e dënuar për trafik droge të Ministrit aktual të Brendshëm Fatmir Xhafaj, si dhe vetë eksponentët e lartë të Partisë Socialiste si Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Jyrgys Çyrbja, etj. “-thuhet ne letër

Partia Demokratike i kërkon Kryetarit të Kuvendit të marrë masa për përgjegjësit e pengimit të qëllimshëm të Komisionit që do të hëtontë përfshirjen e qeverisë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

“Kërkojmë nga Kuvendi i Shqipërisë qëndrim të prerë ndaj aktit të pengimit të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, duke marrë masat e duhura për të vënë përpara përgjegjësisë politike dhe ligjore Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Pengimi i qëllimshëm i Komisionit Hetimor përbën shpërdorim detyre, që sjell shkarkim nga detyra dhe përgjegjësi penale.” –shkruhet në letrën e Palokës.

Duke vënë në dukje përfundimin e afatit të Komisionit Hetimor sot, më 5  Shtator  Kryetari i Komisionit Hetimor, Edi Paloka, kërkoi në emër të Partisë Demokratike shtyrjen me 3 muaj të tjerë të veprimtarisë së Komisionit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY