Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, u qëllua nga një makinë me xhama të...

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, u qëllua nga një makinë me xhama të errët

91
0
Shares

Një shtetas shqiptar është ekzekutuar me armë në Spanjë.

Ngjarja ndodhi gjatë natës në lagjen ‘La Pastoreta’ në Tarragona. Mediat spanjolle raportojnë se viktima është një 43-vjeçar shqiptar, ideniteti i të cilit nuk dihet ende.

‘Okdiario.com’ shkruan se shqiptari banonte në këtë zonë. Shërbimet emergjente rreth orës 00.45 janë njoftuar se një person është gjetur i shtrirë në rrugë dhe se kishte një plagë me armë zjarri (Dyshohet pistoletë).

Ndonëse ambulanca shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes, shqiptari kishte vdekur.

Sipas “Diari de Tarragona”, viktima u qëllua nga një makinë me xhama të errët, e cila më pas u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aktualisht po hetohet rreth zbardhjes së plotë të ngjarjes në fjalë, ndërsa mbetet ende mister fakti se pse u vra shqiptari./BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY