Manjani nxjerr pamjet e vjetra të Teatrit Kombëtar: Plasini sytë gomerë të...

Manjani nxjerr pamjet e vjetra të Teatrit Kombëtar: Plasini sytë gomerë të Rilindjes!

275
0
Shares

Pas deklaratës së djeshme të kryebashkiakut Veliaj, se teatri ishte një stallë kuajsh e kazermë fashiste, Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar duke publikuar disa foto të teatrit Kombëtar që në fillimet e ndërtimit të tij.

Manjani thotë se ajo u ndërtua për art dhe kulturë dhe nuk ka vend sa për kuaj.

Postimi i plotë

Ja ku janë pamjet që në fillim të ndërtimit të kompleksit Teatror. Fashistët vetëm i vunë emrin Teatri Savoia.

Siç e shihni nuk kishte askund as kuaj e as vend për ta!

Ai kompleks u projektua dhe u ndërtua për art dhe kulturë.

Ja ku janë pamjet, që ti plasin sytë gomerët e Rilindjes! Asnjë lloj kafshe tjetër nuk ka qenë prezente në atë kompleks, as në ide, as në projekt e as në përdorim!

Ju duhet toka sot për ta vjedhur, ky është avaz tjetër. Por historia tregon se aty është luajtur art dhe është emetuar kulturë!

Dhe kush është më e bukura: këto pamje janë risjellë në vemendjen e publikut nga vetë Rilindasit e sotëm, kur erdhi Papa. Specialistët tanë dhe ata Italianë i nxorën këto foto për qëllim restaurimi.

Tani duan ta fshijnë…..

Turp e faqja e zezë, për cilindo që në kampin e Rilindjes i ka mbetë sadopak fytyrë!

Manjani publikon pamjet e vjetra të Teatrit: Plasi sytë Erion Veliaj!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY