Mazhoranca jep sinjalin e tërheqjes, Manja tregon pse e shtynë ligjin për...

Mazhoranca jep sinjalin e tërheqjes, Manja tregon pse e shtynë ligjin për Teatrin Kombëtar

89
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mblodhi sot rreth orës 12 Konferencën e Kryetarëve, ku është paraqitur edhe kalendari trejavor i punimeve të Parlamentit.

Pjesë e diskutimit ka qene dhe çështja e teatrit, ku u diskutua për dekretin e Presidentit Ilir Meta për projektligjin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.

Mësohet se është shtyrë seanca që duhej të bëhej në datën 13 shtator, me kërkesë të vetë socialistëve.

Deputeti i mazhorancës Ulsi Manja pas mbledhjes  mediat ka thënë se Dekreti i presidentit Meta për ligjin e Teatrit do të kalojë në seancën e datës 20 shtator në Kuvend, dhe jo si ishte planifikuar më herët.

Shkaku sipas tij, ka qënë se është nevoja të njihen me pikat e dekretit me imtësi në mënyrë që të fokusohen tek qytetarët.

Përsa i përket çështjes së teatrit, nga ana tjetër, Spaho tha se mazhoranca duhet të ketë kurajo për të miratuar dekretin dhe për të rrëzuar ligjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY