FOTO/Shpërthejnë në flakë automjetet, një në Qafë-Thanë dhe tjetri tek kryqëzimi i...

FOTO/Shpërthejnë në flakë automjetet, një në Qafë-Thanë dhe tjetri tek kryqëzimi i “Brrylit”

52
0
Shares
Makina në Qafë Thanë-Burimi:Ora News

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë-Thanë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20 minuta gjatë ditës së sotme.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer kanë arritur të dalin nga makina. Nuk dihen ende shkaqet dhe pritet njoftimi i policisë.

Por nuk është vetëm ky rasti i vetëm. Në kryeqytet afër kryqëzimit të Brrylit, një makinë shpërtheu teksa ishte duke ecur.  Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ia ka dalë të dalë, teksa dyshohet për defekt në motor.

Ja çfarë thuhet në njoftimin e policisë:

Më datë 03.09.2018, rreth orës 14:15, në rrugën “Arkitekt Kasemi”, ka marrë flakë në lëvizje, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. D., ku ka patur vetëm dëme materiale.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të rënies së zjarrit.

Makina pranë kryqëzimit të Brrylit
Burimi:NewsBomb.al

Ndërkohë nga ana tjetër, mësuam për djegien e dy makinave gjatë natës në Vlorë ku sipas njoftimit të fundit të policisë, për njërin rast policia thotë se është aksidentale, ndërsa për tjetrën makinën e djegur në lagjen “24 Maji”  dyshohet se është e qëllimshme dhe ka shoqëruar 6 persona në komisariat./K.Balliu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY