DENONCIMI/Veliaj vjedh tokën e pronarëve, firma ndërtuese bëhet bashkëaksionere me pronarët

Ndaje

Një tjetër qytetar ka denoncuar këtë radhë vjedhjen e tokës së disa pronarëve të ligjshëm në rrugën 5 Maji në Tiranë.

Sipas qytetarit, i cili ka dërguar dhe videon ku duken punimet, bashkia ka nxjerrë në ankand tokën pa pyetur trashëgimtarët dhe ka bërë bashkëaksioner një person i cili blen tokën për të ndërtuar.

Ata e kanë çuar problemin me tokën deri në gjykatë, ku dhe pse kanë kundërshtuar, nuk është dhënë asnjë vendim për të ribërë blerjen në ankand, çka sjell që në QKB personi që ka firmën e po kryen punimet të rezultojë sërish aksioner me trashëgimtarët ligjorë.

Lexoni të plotë mesazhin e mëposhtëm me detajet dhe emrat

Ja si vjedh Lal Plehu dhe Zho Zho token e pronareve!

Shikoni videon dhe lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Jam 1 nga bashkepronaret e tokes e ndodhur ne rrugen 5 Maji Tirane,ish fabrika ekektrike e bukes.Kemi 24 vjet qe presim te marrim token qe na e la gjyshi trashegimi dhe ta shfrytezojme edhe ne si gjithe te tjeret.Me date 8-08-2018 Kryetari bashkise Erjon Veliaj jep leje ndertimi firmes tobako holding group pa na pyetur fare si trashegimtaret e ligjshem te kesaj toke,sikur ne nuk ekzistojme fare.

Po ti shfletosh letrat ne jemi bashke me familjen Myderizi pronaret e tokes te ish fabrikes se bukes qysh me vendimin 22.01.1994 te kthimit dhe kompesimit ish pronareve e cila shprehet qe kur te privatizohet i lind e drejta e parablerjes .

Mbas privatizimit te paketes se aksioneve 51% qe Ministri Ahmetaj nxorri ne ankand per te cilin ne nuk u njoftuam na del 1 person nga hici, Lirim Fezollari quhet qe blen aksionet,ose me sakte blen tullat e fabrikes,dhe neve si pronare te tokes na fusin aksionere me 4.73%.

Familja Myderizi e kundershton ne gjykaten administrative dhe i fiton te dyja shkallet e gjygjesorit duke anulluar ankandin e bere nga ministri Ahmetaj,pra aksioneri kryesor eshte shteti me 51%te aksioneve.Por po te shohesh ne Qkb Lirim Fezollari na del akoma me 88.56%te aksioneve,dhe ministria e ekonomise me 4.73%te aksioneve,pra vendimi i gjygjit nuk eshte zbatuar nga Qkb,dhe firma ndertuese e paraqet veten si aksionerja kryesore per te marre lejen e ndertimit,kurse shteti ose me sakte Ministria e E konomise hesht.Kerkoj te verefikohen te gjitha dokumentacionet e paraqitura nga kjo firme per marrjen e lejes se ndertimit me dokumenta jo te rregullta.

Ankandi i shitjes se aksioneve duhet te ribehet edhe 1here dhe ne si pronare te vleresohemi sic duhet,pra me cmimet e tregut ne fuqi,ashtu sic shprehet edhe gjykata administrative.Firma e ndertimit ka filluar punimet dhe ne nuk do lejojme qe 1 person nga hici sado leke te kete i cili nga bleres tullash te fabrikes te na marri token tone dhe ne nuk marrim asgje.Ju lutem ushtroni autoritetin tuaj qe edhe ne si pronar te vjeter Tironas te shikojme 2 dite te bardha.”

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje