Rama prezanton “emisionin” e ri në Facebook, zbulon “protagonistin”

Rama prezanton “emisionin” e ri në Facebook, zbulon “protagonistin”

74
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të premte një “emision” të ri që do të transmetohet në kanalin e tij ERTV në rrjetin social.

Në episodin e parë vetë Rama ka dalë me zë dhe figurë në një orvatje për të dhënë një koment mbi komentet e shumta që kreut të qeverisë i bëhen në rrjetet sociale. Ashtu siç dhe pritej, edhe kësaj here në “emisionin e ri” kryeministri ka kornizuar si të “keqe” kohën kur qeverisnin të djathtët me në krye Sali Berishën, duke thënë për të qindën herë se qeveria e tij është shumë herë më e mirë në çdo aspekt me atë të demokratëve.

Rama i ka vënë dhe një titull “emisionit” duke e quajtur Përgjigja ime, të cilin mund ta lexoni si më poshtë vijon:

PERGJIGJA IME

Jam angazhuar prej kohësh në komente të komenteve tuaja. E bëj me kënaqësi dhe përgjithësisht kur jam në makinë. Disa e quajnë humbje kohe, unë e quaj punë. Sepse komunikimi me njerëzit, është pjesë e detyrës sime dhe në këto kohë, kur gënjeshtrat, fabrikimet, lajmet e rreme gëlojnë si në harados, me shumë komunikim është më shumë punë për interesin e përbashkët të së vërtetës, fakteve, informacioneve të drejtëpërdrejta. 

Disa thonë se replikat e mia ndaj komentueseve janë arrogante, tallëse apo justifikuese. Ndjesë kujtdo që i duken kështu, po nuk janë ose të paktën s’dua kurrësesi të jenë të tilla. Dua po, të jenë të troçta, pa formalizma e pa protokoll dhe nëse hera-herës kanë humor apo ironi, nuk është assesi tallje, në asnjë mënyrë. Sepse sipas meje, fakti që mirë keq, një kryeministër i lexon komentuesit e tij, tregon respekt për ta dhe fakti tjetër, që debatoj me ata që shkruajnë për “keq”, s’do të thotë që justifikohem po që i begenis. Sidoqoftë, qëllimi është vetëm i mirë, të tjerat hanë të gjitha diskutim. Po pse po i shkruaj këto? Sepse dua t’ju prezantoj një “rubrikë” të re në funksion të rritjes dhe shpresoj, përmirësimit të komunikimit????

Një përgjigje sy më sy, për një koment tuajin a temë të ditës????

Shpresoj t’ju pëlqejë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY