Prokuroria sekuestron audio-përgjimin Biba-Bianku, ja kur do të pyetet ish kreu i...

Prokuroria sekuestron audio-përgjimin Biba-Bianku, ja kur do të pyetet ish kreu i KQZ

67
0
Shares

Prokuroria sekuestroi audio përgjimin e Denar Bibës dhe Ledi Biankut. Materiali është përcjellë përmes emailit nga portali Exit.al.

Gjithashtu mësohet se javën e ardhshme do të pyetet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit Denar Biba, sipas Panoramës.

Kujtojmë se në audio-përgjim dëgjohet që ai kërkon të shantazhojë Biankun në emër të krahur të djathtë të Edi Ramës, Ëngjëll Agaçit për disa dosje të pronave të shqiptarëve.

Ndërkohë ky vendimin vjen një ditë pasi nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka folur dje pasi Gjykata e Strasburgut pranoi “ndërhyrjen e papërshtatshme”, gjatë takimit me gjyqtarin Ledi Bianku.

Gjatë një konferencë për shtyp, Biba tha se biseda mes tij dhe Biankut ishte miqësore dhe se për fat të keq ajo u raportua prej tij si ndërhyrje.

Duhet të dini që gjykatat e këtij karakteri, veçanërisht Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, ka një kujdes të jashtëzakonshëm për termat që përdor. Gjykata pranon referimin e anëtarit të saj për një ‘qasje të papërshtatshme’, pra, jo ndikim, aq më pak shantazh. Në këtë pikë duket se u mbars mali dhe polli një mi. Gjithçka ishte një bisedë normale mes dy njerëzish, mes dy miqsh, të cilën, për fat të keq, gjyqtari Bianku e ka referuar si qasje të papërshtatshme”, ka thënë dje Biba

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY