Ndërrimi i orës në dimër dhe verë, komisioni europian merr vendimin të...

Ndërrimi i orës në dimër dhe verë, komisioni europian merr vendimin të premten

313
0
Shares

Ndryshimi i orëes në dimër dhe në verë mund t’i përkasë së shpejti së kaluarës, kështu  njoftoi Komisionieri Evropian Jean-Claude Juncker.

Që këtë të premte Komisioni do të marrë vendimin përkatës. Pastaj e kanë radhën shtetet anëtare dhe Parlamenti Europian, e në fund nuk do të kemi më ndërrimin e orës në kohën e dimrit dhe të verës”, tha Juncker në një intervistë për programin e mëngjesit të televizionit gjerman ZDF

Ai tha se vendimi u mor pasi votimit online nga një shumicë e madhe e shtetasve të BE-së – kryesisht nga Gjermania – të cilët morën pjesë në një studim mbi çështjen e thirrur për t’i dhënë fund ndryshimeve të orës gjysmëvjetore.

Mbështetje masive për ndalimin e kohës së orës dhanë mbi 80 për qind e të anketuarve të cilët mbështetën heqjen e ndryshimit të orëve gjatë verës dhe dimrit.

Një sondazh i cili u zhvillua ndërmjet 4 korrikut dhe 16 gushtit, solli që rreth 4.6 milionë njerëz të merrnin  pjesë në studimin online, duke e bërë atë një nga më të mëdhenjtë në historinë e BE-së. Sondazhi veçanërisht ndezi një akord me gjermanët, me tre milionë pjesëmarrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY