Euro, kokainë dhe hashash, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

Euro, kokainë dhe hashash, arrestohen dy vëllezërit shqiptarë në Itali

172
0
Shares
????????????????????????????????????

Falë një raporti përmes aplikacionit “YouPol”, policia italiane arriti të arrestojë dy vëllezër shqiptarë, përkatësisht 49 dhe 41 vjeç. 49 vjeçari banon në Milano, ndërsa i dyti në Cologno Monzese.

Fillimisht, karabinierët arrestuan 49 vjeçarin pas një kontrolli personal dhe të makinës, ku u gjetën 10 gramë kokainë të ndarë në 23 doza dhe 120 euro.

Kjo bëri që policia të zhvillonte kërkime edhe në shtëpinë e tyre, ku gjetën të vëllain. Në banesën ishin 63.380 euro në para të gatshme, 263.4 gram kokainë, 1.430 gram hashash, 220 gram marihuanë, 98 plumba kalibri të ndryshëm, tre peshore dhe materiale të ndryshme për paketim.

Dy vëllezërit u arrestuan për posedim droge.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY