Bardhi-Denar Bibës:”Nuk je në kushte që mund të flasësh”

Bardhi-Denar Bibës:”Nuk je në kushte që mund të flasësh”

62
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi, ka reaguar menjëherë pas deklaratës së bërë nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba, i cili tha se Bardhi nuk i njeh procedurat e Gjykatës së Strasburgut.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi i kujton Bibës, se ai është në kushtet kur nuk duhet të flasë.

POSTIMI I BARDHIT:

Z.Biba, perpiqem me sinqeritet ta kuptoj shqetesimin tend personal e familjar, por per kete duhet te kishe menduar diten kur pranove te beje sekserin e Edi Rames, ne aktin kriminal te shantazhimit te gjyqtarit te Strasburgut z. Ledi Bianku, te cilin e konsideron mik!

Si jurist, duhej te ishte me se pari, i shqetesuar per reagimin e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, qe sot ka pranuar se sjellja jote ka qene e papershtatshme.

Ti e kupton mire, se ky eshte nje qendrim i forte, dhe kur flitet per sjellje te papershtatshme (ndikim i paligjshem) nuk eshte fjala per denoncimin e opozites, por per presionin qe i eshte bere anetarit te Gjykates se Strasburgut.

Sa per pyetjet qe ke bere, kam pergjigje per secilen prej tyre! Mirepo, nuk kam ndermend te te pergjigjem sepse nuk marr persiper te bej as prokurorin dhe as gjyqtarin, kjo nuk eshte detyra ime!

Ndryshe nga ju z.Biba, qe nga pozita e Kryetarit te Komisionit te Prokurimit Publik, udhetoni deri ne Strasburg per te folur per “ceshtje pronash” (qe as jane fare detyre apo pergjegjesi shteterore e juaja), une nuk zgjedh te bej detyra qe nuk me takojne!

Mendoj se sot nuk jeni ne kushtet te beni pyetje, por te sqaroni pozicionin tuaj ne kete afere, dhe madje te sqaroheni shume perpara opinionit publik.

Meqenese, prokuroria ka njoftuar fillimin e nje hetimi, mendoj qe eshte detyre e saj te jape pergjigje per secilen prej pyetjeve qe shtroni, dhe eshte detyra juaj te tregoni urdheruesin e vertete te atij akti te rende kriminal te shantazhimit te gjyqtarit te Gjykates se Strasburgut! Ky eshte momenti, ku ndryshe sa keni vepruar me pare, nuk mund te beni kompromis! Me gjasa, treni i Edi Rames nuk ju ndalon dot kesaj rradhe ne pozicionin e anetarit te Gjykates Kushtetuese!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY