Vihet në lëvizje prokuroria pas deklaratës së Bashës, nis verifikimin e audio-përgjimit

Vihet në lëvizje prokuroria pas deklaratës së Bashës, nis verifikimin e audio-përgjimit

75
0
Shares

Mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet për përgjimin e audio-bisedës mes Denar Bibës dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku.

Burime të rezervuara konfirmuan për ABC News se një Oficer i Policisë Gjyqësore të prokurorisë së kryeqytetit është ngarkuar me detyrën e kryerjes së verifikimeve për rastin.

Kjo ka ardhur menjëherë pas bërjes publike por dhe të kërkesës së opozitës për të hetuar dhe verifikur audio-përgjimin.

Kujtojmë se në audio-përgjim, tregohet sesi zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare dërgohen nga Rama në Strasburg për të shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë për të mbyllur problemin e pronave në këtë gjykatë derisa Rama të hartonte një ligj të ri.

Ndërkohë para pak çastesh, reagoi dhe Basha i cili e dënoi këtë akt. Kryedemokrati e konsideron të pajustifikueshëm si dhe i kërkon kryeministrit Edi Rama të shkarkojë nga detyra Engjëll Agacin dhe Denar Bibën e t’ia dorëzojë drejtësisë.

*Audio-përgjimi – Biseda

“Më mori Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e më thotë ç’e ke Ledi Biankun?

I thashë…

Më thonë që nga gjithë këta që kemi afër ne ti e ke [më afër].

[Agaçi më] tha… hajde të pijmë një kafe… ky muhabet të mërkurë, të enjte…

Tha, kemi këto problemet, e di ti gjithë kjo historia që do kërkohet shtyrja.

Të lutem tha, ti lutesh të na gjendet në gjithë këtë histori … sot është Niko Peleshi [këtu në Strasburg] ka takim [me Kryetarin e GJEDNJ-së]”

Biba vazhdon: “Ma paguan ata biletën…”

Pastaj, Biba i drejtohet Biankut për ta bindur që të pranojë të ndikojë:

“A të ndalon më ky tren në stacion? Të ngelesh pa punë dhe ç’të vajti sakrifica! Njeriu bën kompromise në jetë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY