Thaçi ‘sulmon’ mediat: Bashkim me Preshevën dhe jo shkëmbim territoresh, të tjerat...

Thaçi ‘sulmon’ mediat: Bashkim me Preshevën dhe jo shkëmbim territoresh, të tjerat Fake News

43
0
Shares

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi,  ka reaguar sa i përket debatit për shkëmbim të territoreve të Kosovës.

Debati tashmë e sjell atë në qendër të vemendjes për shkak dhe të këmbënguljes dhe bindjes së tij të vazhdueshme lidhur me korrigjimin e kufijve.

Thaçi shprehet se lajmet në media janë të rreme dhe se qëllimi i tij i vetëm është bashkangjitja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën.

“Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news. HTH”, shkruan Thaçi në facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY