Sarandë/Arresohet 52-vjeçari që aksidentoi turistët italianë ku një grua humbi jetën

Sarandë/Arresohet 52-vjeçari që aksidentoi turistët italianë ku një grua humbi jetën

63
0
Shares

Policia e Sarandës ka vënë në pranga 52-vjeçarin, i cili një ditë më parë aksidentoi dy shtetas italianë. Ata  po udhëtonin me një motor “Piaggio”, ku si pasojë humbi jetën shtetësia italiane M.S 64 vjeçe dhe u plagos shtetasi G.S 63 vjeç.

Njoftimi i policisë

Arrestohet në flagrancë shtetasi F.R., 52 vjeç, banues në Sarandë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij për ngjarjen e djeshme ku konkretisht më datë 24.08.2018, në aksin rrugor Sarandë – Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor” ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Ford”, është përplasur me motomjetin tip “Piaggio” me drejtues shtetasin italian G.S., 63 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë duke marrë mjekim më të specializuar. Si pasojë e kësaj përplasjeje ka humbur jetën shtetësia italiane M.S., 64 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motomjet.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” neni 290 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY