DETAJE/ ‘Toyota’ del nga rruga, shoferi dhe 2 pasagjerët me helikopter drejt...

DETAJE/ ‘Toyota’ del nga rruga, shoferi dhe 2 pasagjerët me helikopter drejt Tiranës

116
0
Shares

Një mjet tip ‘Toyota’ ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët të ciët janë transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Aksidenti i rëndë ndodhi në Bulqizë dhe mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe kjo ka bërë që ai të dalë nga rruga.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth orës 08.30, të mëngjesit është marrë njoftim se në rrugën që të çon në zonën D të galerive të kromit Bulqizë,  ka ndodhur një aksident rrugor.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi V.D, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili po transportohet me ambulancë për ndihmë drejt Tiranës, dhe  pasagjerët që udhëtonin shtetasit N.Sh, B.Gj, janë transportuar me helikopter për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY