VIDEO/Shumica e shqiptarëve nuk e respektojnë rrethrrotullimin dhe këmbesorët, policia mer masat...

VIDEO/Shumica e shqiptarëve nuk e respektojnë rrethrrotullimin dhe këmbesorët, policia mer masat në Tiranë

77
0
Shares

Shqiptarët gjithmonë i vështiresojne gjërat kur drejtojnë makinën dhe janë pranë një rrethrrotullimi ose një vendkalimi kembësorësh.Në shumicën e rasteve ata bëjnë të kundërtën e rregullit që duhet ndjekur.Një evidentim i tille eshte bere nga policia e Tiranes e cila me ane të videove kane gjobitur nje numer te madh drejtuesish.

NJOFTIMI I POLICISE:

Kontrollet në funksion të Planit Operacional “Tispol Gusht 2018” po vijojnë në kryeqytet me kontrolle të përqendruar për mënyrën e sjelljes së drejtuesve të mjeteve në rrethrrotullim dhe përparësitë ndaj këmbësorëve.

Kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit, janë përqëndruar në rrugët dhe rrethrrotullimet kryesore të evidentuara si “zona me trafik të rënduar ” për shkak të mosdhënies së përparësisë sipas sinjalizimit të vendosur nga Enti Pronar i rrugës.

Nga verifikimet dhe monitorimet në terren evidentohet një numër i lartë shkelësish, të cilët neglizhojnë detyrimin për të dhënë përparësi në rrethrrotullim apo vendkalim këmbësorësh, duke u bërë shkak për trafik të rënduar dhe rrezik për aksidente rrugore me këmbësorët, ndërkohë që të njëjtët drejtues mjetesh nuk hezitojnë të kritikojnë prezencën 👮‍♀në rrethrrotullim për rregullimin e trafikut, por kur ajo mungon, në rrethrrotullim gjithcka ndodh, përveç përparësisë.

Pamjet nga sytë e policisë rrugore, flasin më shumë se 78 masat administrative të vendosura në dy orë
Policia Rrugore ju uron fundjavë të mbarë dhe të sigurtë të gjithë përdoruesve të rrugës.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/327338561341013/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY