Rama quan mediat “Shtëpi Publike”, reagon Basha: Drejtësinë e ka kapur por...

Rama quan mediat “Shtëpi Publike”, reagon Basha: Drejtësinë e ka kapur por jo popullin…

69
0
Shares

Pasi i quajti mediat në Shqipëri ‘Kazan’ kryeministri Edi Rama, i ka kaluar kufijtë, duke etiketuar me emra ofendues edhe mediat ndërkombëtare.

Pas lajmit të publikuar nga ‘mediat amerikane, se reforma në drejtësi është kapur nga Edi rama, dhe se Shqipëria mbetet vendi numër 1 në botë për kokainën,  ka reaguar edhe kreu i qeverisë shqiptare, duke i cilësuar këto media si ‘Shtëpi publike”.

Ja çfarë shkruan Rama në twitter:

Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut!Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike!Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund???

 

 

Pas deklarates se kryeministrit Edi Rama ku quajti mediat ndërkombëtare si ‘Shtëpi publike’, ka reaguar kreu i Pd Lulzim Basha.

Përmes një postimi në twitter, Basha shkruan se Rama ka blerë, prokurorë, tv, ambasadorë dhe gjykatës me paratë e drogës.

Sipas tij Rama ka kapur çdo gjë në vendin tonë, por jo popullin para së cilit do japë shumë shpejt llogari.

POSTIMI I BASHES:

Ka blerë gjykatës, prokurorë, gazeta, TV e ambasadorë me para droge dhe korrupsioni e nuk i dalin hesapet Ramës. Drejtësinë e ka kapur por popullin nuk e kap dot. Kokat e krimit e korrupsionit do japin llogari para tij. Shumë shpejt.

Image

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY